Ditët me shi mund të duken si pengesë për shumë plane, por në fakt, janë një mundësi e shkëlqyer për të bërë disa gjëra që nuk shijojnë njësoj në ditët me diell
Ja disa ide që ndihmojnë për të përfituar maksimalisht nga momentet gri:
Leximi i një libri nën sfondin e shiut
Leximi, ndërsa dëgjohen pikëzat e shiut që përplasen në dritare krijon një atmosferë magjike. Freskia e ajrit dhe zhurma qetësuese e shiut e bëjnë këtë përvojë më të thellë e çlodhëse. Një libër që pret prej kohësh për t’u lexuar në raftin tuaj mund të jetë shoqëruesi ideal.
Shikimi i një filmi klasik (ose maratonë filmash)
Ditët me shi janë të përsosura për një maratonë filmash. Filmat klasikë romantikë, komeditë e preferuara apo serialet që nuk keni gjetur kohë për t’i parë, mund të shijohen më së miri ndërsa qëndroni të mbështjellë me një batanije dhe një filxhan çaj të ngrohtë.
Eksperimentimi me receta të reja
Aroma e një supe të ngrohtë apo buke të sapopjekur që mbush shtëpinë në një ditë me shi është përjetim unik. Është koha e duhur për të eksperimentuar me receta të reja që kërkojnë pak më shumë përkushtim, si byrekët, ëmbëlsirat ose pica e bërë në shtëpi.
Dëgjimi i muzikës relaksuese
Atmosfera qetësuese që krijon shiu është ideale për dëgjimin e muzikës së butë, si jazz-i, tingujt e natyrës, apo muzika klasike. Është momenti për t’u relaksuar dhe për të shijuar një çast pushimi, ndoshta me një filxhan kafeje apo kakaoje të ngrohtë pranë.
Shkrimi kreativ
Ditët me shi shpesh nxisin krijimtarinë tuaj. Marrja e një fletoreje ose kompjuteri për të shkruar një tregim të shkurtër, poezi, ose për të hedhur në letër mendimet e ditës, është një mënyrë fantastike për të kanalizuar mendimet dhe përjetimet që zbulohen në këto momente reflektimi.
Organizimi i hapësirës së shtëpisë
Kur bie shi, është momenti i përsosur për t’u marrë me ato detyra që shpesh shtyhen në ditë të tjera si: rregullimi i gardërobës, pastrimi i raftit të librave, apo organizimi i një këndi të harruar të shtëpisë. Pastrimi fizik mund të sjellë një ndjenjë të re freskie në jetën e përditshme.
Meditim dhe yoga pranë dritares
Tingujt e shiut ofrojnë një sfond të qetë dhe natyral për t’u përqendruar. Kjo e bën meditimin ose ushtrimet e yogës një mënyrë ideale për të çlodhur mendjen dhe trupin, duke e përforcuar ndjesinë e qetësisë së brendshme.
Shiut, shpesh i vishet një ndjesi zymtësie, por, në të vërtetë, ai është një ftesë për t’u kthyer te vetja dhe për të shijuar kënaqësitë e thjeshta që nuk i ndiejmë gjithmonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Ujori

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë