Kur përzgjidhni hotelin për pushime, ka një mori pyetjesh që ju vijnë në mend t’i bëni para se të vendosni se ku të shkoni.

Cilin hotel të zgjedhni, në çfarë lokacioni, a është afër aeroportit, sa kushton, si është stafi, a është ushqimi i mirë, etj.

Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që e mundojnë mendjen e secilit para se të zgjedhin se ku të kalojnë pushimet verore.

Edhe këtë sezon, përfaqësues të Max Travel kanë qenë në vizitë në një numër të konsiderueshëm të hoteleve duke bërë të njëjtat pyetje dhe në këtë mënyrë janë përzgjedhur disa hotele që janë favorizuar nga ana e Max Travel si njohës të kësaj fushe.

Gjatë vizitës në regjionin e famshëm për turizëm Antalya, nga 35 hotele që janë vizituar, Max Travel sjellë rekomandimet e shtatë hoteleve më të përshtatshme për t’i vizituar.

Këto hotele janë vlerësuar sipas lokacionit, çmimit, konceptit të shërbimit që ofrojnë, stafit dhe kualitetit të ushqimit.

Prandaj këto janë 7 hotelet të cilat janë cilësuar si më të mirat për t’u vizituar me familje dhe fëmijë në bazë të eksperiencës së kaluar nga përfaqësuesit në fjalë:

1: EFTALIA ISLAND – Ultra All Inclusive

Resorti Eftalia Island përbëhet prej tri hoteleve (Eftalia Ocean, Eftalia Marin dhe Eftalia Aqua) ku që të tri hotelet kanë qasje direkte në super aqua parkun me gjatësi prej 1km, me shumë pishina, rrëshqitëse, klub nate, plazh dhe bare e restaurante me një përparësi shtesë ku në hotel akomodohen falas fëmijët deri në moshën 14 vjet duke krijuar një parajsë të vërtetë për fëmijë. Resorti funksionin me shërbimin Ultra All Inclusive, gjendet në Alanya dhe koha e transferit nga aeroporti në hotel është 1 ore e 30 minuta.

2: BOSPHORUS SORGUN – All Inclusive

Hoteli Bosphorus Sorgun gjendet në Side, është hotel i ri, i hapur vitin 2017 dhe ofron shërbim në konceptin “All Inclusive”. Hoteli ka një interier shumë të veçantë, ndërsa koha e transferit prej aeroportit për në hotel është rreth 1 orë e 10 minuta.

3: ORANGE COUNTY ALANYA – Ultra All Inclusive

Orange County Alanya gjendet në Alanya.  Koncepti i hotelit është ndryshuar duke u përqendruar në hotel familjar por me shumë aktivitete gjatë gjithë ditës. Hoteli posedon dhoma të mëdha,  gjendet buzë detit dhe ofron argëtim pa fund me koncept  “Ultra All Inclusive”. Koha e transferit nga aeroporti në hotelin Orange County Alanya është rreth 1 orë e 30 minuta.

4: SUNMELIA BEACH – All Inclusive

Sunmelia beach gjendet në Side dhe është një hotel me 5 pishina, akuapark , buzë detit dhe me shërbim “All Inclusive”. Një pushim në Sunmelia do të ishte i përkryer për këdo që e përzgjedhë, ndërsa koha e transferit prej aeroportit në hotel është rreth 1 orë.

5: HORUS PARADISE – Ultra All Inclusive

Horus Paradise hotel ka një ambient të veçantë dhe qasje direkte në plazh. Këtë sezon e filluan me një akuapark të ri i cili është i ndarë për fëmijë dhe të rritur dhe një zip-line që kalon nëpër tërë resortin. Hoteli ofron shërbimin “Ultra All Inclusive” dhe gjendet në Side. Koha e transferit prej aeroportit në hotel është rreth 1 orë.

6: AZUR RESORT – All Inclusive

Hoteli Azur Resort është një hotel i ri, i hapur në vitin 2018 ky hotel gjendet pranë detit dhe ofron shërbim “All Inclusive”. Dy arsye pse hoteli gjendet në listën tonë të hoteleve të përzgjedhur janë: pishina me rrëshqitëse në katin e 10-të të hotelit, duke ofruar një ndjenjë të veçantë adrenaline dhe dhomat e mëdha, sidomos ato familjare ku mund të akomodohen familjet me më shumë fëmijë. Hoteli gjendet në Alanya dhe koha e transferit prej aeroportit për në hotel është rreth 1 orë e 40 minuta.

7: CALIDO MARIS – All Inclusive

Calido Maris ka një akuapark të madh për fëmijë dhe është hotel i ri i cili është hapur në vitin 2017, ndërsa koncepti i punës është “All Inclusive”. Gjendet në Side dhe është rreth 1 orë e 10 minuta larg nga aeroporti.

Lidhur me ofertat dhe çdo informacion shtesë kontaktoni në:

Tel: 038 754 754 ose 049 754 754
Ueb faqe: https://maxtravel.al/
E-mail: info@maxtravel.al

(artikull i sponsorizuar)