LAJMI I FUNDIT:

Shtatë fustanet që do shihni më shumë në 2020-ën!

Shtatë fustanet që do shihni më shumë në 2020-ën!

Kryefjala e fustaneve të 2020-ës është: “Joshëse”!

Disa prej trendeve të së shkuarës rikthehen sërish këtë pranverë, por çfarë themi me siguri është se asnjëri nga ata që do të shihni më poshtë, s’duhet t’i mungojë gardërobës suaj.


Çfarë kanë të përbashkët trendet më të famshme të fustaneve që do të shihni këtë sezon? Mund t’i vishni në pranverë, vjeshtë dhe dimër!

1. Fustanet e lëkurës!

2. Fustanet e bardhë prej pambuku

Të freskët dhe shumë të rehatshëm!

3. Fustanet me pika!

Këtë vit harrojeni fustanin e bardhë me pika të zeza dhe zgjidhni ngjyrat!

4. Fustani i zi i shkurtër

Çfarë do të qëndrojë përgjithmonë është fustani i zi i shkurtër. Shpëtimi i çdo rasti emergjent!

5. Fustanet e mëndafshta

Fustanet që “derdhen” në trup kanë kohë që janë rikthyer në modë dhe nga ç’duket do të qëndrojnë gjatë. 2020-ta rikthen trendin e fustaneve të ’90-ës. Sensualë, minimalistë dhe shumë elegantë.

6. Printi i viteve ’70-të

Moda e viteve ’70-të ende ndikon tek mënyra se si vishemi. Është koha për të rikthyer printet e vjetra, kështu që kontrolloni njëherë nëpër dollapët e mamit.

7. Fustanet ngjyrë neon

Që tani deri në shtator, do të shihni shumë, shumë fustane në ngjyra të forta. /Telegrafi/