LAJMI I FUNDIT:

Shtarica e Klinës bëhet me rrejt trefazor

Shtarica e Klinës bëhet me rrejt trefazor

Fshati Shtaricë i komunës së Klinës tani ka një rrjet energjetik krejtësisht të ri. E gjithë kjo, falë punës së KEDS-it që në fshat ka ndërruar komplet rrjetin energjetik.

Një pjesë e madhe e fshatit kanë pasur rrymën njëfazore, që për banorët ishte mjerim, ata kurrë nuk mundën t’i përdorin as pajisjet më të thjeshta shtëpiake. Tani i gjithë fshati ka rrjetin kabllor trefazor.


Gjatë këtyre punimeve në këtë projekt KEDS ka bërë implementimin e 49 shtyllave të tensionit të ulët, 48 shtylla të tensionit të mesëm, 4308m rrjet i tensionit të ulët, dhe duhet cekur që janë edhe dy trafostacionet ekzistues. Familjet që kanë përfituar prej këtij projekti janë rreth 100.

Edhe për bizneset e vogla ky investim është i shumëpritur. “Rrymën e kemi pasur të dobët si xixë. Shpesh kemi shku në komunën e Pejës me u anku për tensionin e dobët që kishim, por zgjidhjen na e bëri KEDS-i duke ndërru komplet rrjetin dhe tash po përdori salduesin që deri tani e kam pasur problem me shty në punë”, thotë Osman Raci, pronar i autoservisit “ Xili” në këtë fshat.

Edhe konsumatorët e amvisërisë kanë qenë në hall me rrymën e dobët. “Ma para s’ka pas shanse me punu bojleri, na është dashur me dhezë shporetin e druve në pikë të gushtit, e tash kemi shpëtuar dhe jemi tepër të kënaqur me rrymën që na është përmirësuar”, ka thënë Fiza Mazreku, banore e këtij fshati.

Gjatë realizimit të këtij projekti është bërë edhe demontimi i rrjetit të vjetër që ka kaluar përmes pronave private, duke i zhvendosur ato përreth rrugëve të lagjeve.

Projekte të këtilla janë duke u implementuar gjithandej Kosovës dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që deri në vitin 2025 vendi ynë të ketë një rrjet modern energjetik. /Telegrafi/