Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se sot është realizuar furnizimi me materiale të nevojshme për shërbimet e hemodializës, si në njësitë e QKUK-së, ashtu edhe në spitalet e përgjithshme të vendit.

Në njoftim thuhet se, pavarësisht disa telasheve teknike gjatë ditëve të fundit, asnjë pacient nuk ka mbetur pa marrë trajtimin e nevojshëm.


“Furnizimi po bëhet në sasi të mjaftueshme, konform kërkesave, për të siguruar kontinuitet të trajtimit të pacientëve,” ka sqaruar ShSKUK.

Ky furnizim synon të garantojë vazhdimësinë e shërbimeve jetike për pacientët që kryejnë dializë në gjithë sistemin spitalor publik të Kosovës.