LAJMI I FUNDIT:

SHSKUK dhe komuna e Podujevës arrijnë marrëveshje për funksionalizim të Spitalit të Podujevës

SHSKUK dhe komuna e Podujevës arrijnë marrëveshje për funksionalizim të Spitalit të Podujevës

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, dhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, kanë nënshkruar marrëveshje për funksionalizim të Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është ndërtimi dhe funksionalizimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në komunën e Podujevës.


Marrëveshja parasheh që komuna e Podujevës, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi, të siguroj dhënien në shfrytëzim të parcelës dhe të objektit ekzistues SHSKUK-së,për funksionalizim të Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Po ashtu, komuna e Podujevës merr përsipër rrënimin e aneksit të objektit ekzistues shëndetësor në hapësirën përkatëse ku do të planifikohet ndërtimi i aneks-objektit të ri të destinuar për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.

Në anën tjetër, SHSKUK merr përsipër të gjitha obligimet për Spitalin e Përgjithshëm të Podujevës, që dalin nga statuti i SHSKUK-së për njësitë përbërëse te saj (Spitalet e Përgjithshme).

Në marrëveshje theksohet se SHSKUK merr përsipër ndërtimin e aneks-objektit te ri dhe përshtatjen me objektin ekzistues për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë.

SHSKUK obligohet të bëj furnizimin me pajisjet e nevojshme mjekësore në kuadër të reparteve për Spitalin e Përgjithshëm në Podujevë, e po ashtu, merr përsipër rekrutimin e stafit shëndetësor dhe administrativ për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm në Podujevë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori