LAJMI I FUNDIT:

Shqyrtohet mundësia e lehtësimit të udhëtimeve mes Kosovës dhe qyteteve të ndryshme të Arabisë Saudite

Shqyrtohet mundësia e lehtësimit të udhëtimeve mes Kosovës dhe qyteteve të ndryshme të Arabisë Saudite

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka përmbyllur vizitën zyrtare në Arabinë Saudite.

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Arabinë Saudite, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ahmeti, u prit në takim nga ministri i Transportit dhe Logjistikës, Saleh bin Nasser bin Alali Aljasser.


“Në takim u bisedua për raportet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe mundësitë për rritjen e bashkëpunimit. Palët u pajtuan që të fillojnë procedurat për lidhjen e marrëveshjes në fushën e aviacionit civil, e cila do të lehtësonte udhëtimet e qytetarëve mes Prishtinës dhe qyteteve të ndryshme të Arabisë Saudite”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, ai u takua me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë – Arabi Saudite, Khaled Mohammed Albawardi.

Në takim u bisedua për zhvillimet ekonomike e të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe për rritjen e bashkëpunimit parlamentar mes të dyja vendeve. Grupi i Miqësisë e mirëpriti ftesën për vizitë në Kosovë.

Në takimin e radhës, zëvendësministri Ahmeti u prit nga zëvendësministri për Punë të Jashtme të Jemenit, nga i cili u informua në detaje mbi kontekstin historik dhe zhvillimet e fundit në Jemen.

Të dy zëvendësministrat shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit mes të dyja vendeve.

Ndërsa, në takim me drejtorin e Fondit Saudit për Zhvillim, Sultan Abdulrahman Al-Marshad, u diskutua mbi projektet aktuale infrastrukturore rrugore, projektet e ardhshme të infrastrukturës sportive dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Në takim kishte dakordim për vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit aktual.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori