Shqiptarja që u kandidua për Nobel, Sevim Arbana: Qeveria mbylli sytë, s’më promovoi

Aktivistja Sevim Arbana ka bërë një rrëfim të ndjerë për jetën e saj.
E rritur pa baba por me nënën dhe motrat, aty ndjeu për herë të parë feminizmin të cilin nuk e njihte si nocion por e ktheu në mision.
Ajo rrëfeu për Euronews Albania se gjatë jetës ajo ka marrë shumë çmime, por më shokuesi ishte kandidimi për çmimin Nobel
“Unë kam marrë disa çmime realisht prestigjoze. Por ai që më shikoi ishte në 2005 kur unë u kandidova për çmimin, 1000 gra për çmimin Nobel. Unë kam qenë në një qendër kompjuterash, se na kishin ikur dritat në zyrë, kur më vjen e-maili, që isha kandiduar për çmimin Nobel. Unë kam uluritur aq shumë, sepse mu duk çudi".
"Kjo ishte faza e parë, në fazën e parë nuk duhej bërë publike, se nga 1000 do zgjidheshin 100, pasi zgjidhen organizatorët e çmimit Nobel ua rekomandojnë shteteve. Unë u përzgjodha, ata i thanë shtetit shqiptar që ta lançonin. Nuk u bë asgjë. Absolutisht asgjë”, tha Sevim Arbana.


































