LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari më i urryer në botë dënohet me shtatë vjet burg

Shqiptari më i urryer në botë dënohet me shtatë vjet burg

‘Djaloshi i farmacive’ Martin Shkreli, ndryshe i njohur si njeriu më i urryer në botë, është dënuar me burg shtatë vjet.

Ish- drejtori i një kompanie farmaceutike është gjykuar në Brooklyn, New York, ndërkaq gjatë seancës përfundimtare ka qarë dhe është lutur për mëshirë, transmeton Telegrafi.


Dënimi maksimal të cilin ai rrezikonte ishte 20 vjet, dhe ndonëse prokurorët dëshironin ta shihnin brenda qelive për 15 vjet, gjykata e dënoi atë shtatë vjet.

Shkreli, 34 vjeçar, është akuzuar për mashtrime gjatë vitit të kaluar.

Gjatë seancës përfundimtare sot, Shkreli ka qarë dhe e ka pranuar se ka bërë shumë gabime.

“I vetmi person që duhet fajësuar këtu jam unë. Nuk ka ndonjë konspiracion qeveritar që synon ta dëmtojë Martin Shkrelin. Unë vet e dëmtova Martin Shkrelin me veprimet e mia të turpshme dhe të pahijshme”, ka thënë ai.

Shkreli më së miri njihet për rritjen e çmimit të një ilaçi kundër HIV-it për 5,000%, por dënimi i tij nuk lidhet me këtë veprim.

Në vitin 2015, Shkreli ishte arrestuar pasi e kishte përdorur një skemë mashtruese Ponzi për t’i mashtruar investitorët në kompaninë e tij farmaceutike.

Ai thoshte se pasi që të gjithë investitorët i kanë marrë paratë e tyre, nuk duhet të dënohet.

Sot të gjitha mediat botërore janë duke shkruar për njeriun (shqiptarin) më të urryer në botë, duke përfshirë Daily Mail, The Guardian, Independent, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori