Mesfushori i talentuar shqiptar, Keidi Bare, mund të debutojë sonte me ekipin e parë të Atletico Madridit.

Bare është tubuar nga trajneri Diego Simeone për mbrëmjen e sotme ku Atletico do të përballet në Kupën e Mbretit  me Guijuelon.


Mesufshori  që është pjesë e Kombëtares shqiptare për 19 vjeç, dhe aktualisht luan me Atleticon B, ku po kalon formë të mirë pasi në nëntë ndeshje ka shënuar edhe një gol.

bare Bare me fanellën e Atleticos

Trajneri Simeone ka vendosur t’i japë atij një rast për të treguar veten edhe në ekipin e parë.

Keidi Bare nga mediat e huaja është cilësuar si njëri nga lojtarët më premtues në Evropë për moshën e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app