Shqiptarët në 100 vite! (Video)

Përderisa në çdo fundvit publikohet përmbledhja e ngjarjeve që të vitit, nesër Telegrafi do të publikojë një përmbledhje të shekullit, të ndarë në dekada.
Pos vitit 2014, aty do të pasqyrohen në mënyrë të ilustruar ngjarjet që kanë karakterizuar vitin 1914, 1924, 1934... e deri këtë vit që po e lëmë pas.
Aty ndërthuren edhe ngjarjet kryesore botërore, që në mënyrë indirekte apo indirekte kishin ndikim tek shqiptarët.
Përmes kësaj përmbledhjeje, pasqyrohet evoluimi shoqëror shqiptar, por edhe politik. Kjo përmbledhje do t’ju ndihmojë të gjithëve që kanë pak njohuri për historinë, të kenë një pasqyrë të përgjithshme të ngjarjeve që kanë shënuar 100 vitet e fundit të historisë shqiptare.
Duke lexuar këtë artikull, mund të mësoni rrethanat në të cilat jetonin shqiptarët, preokupimet e tyre, ëndrrat, për guximin që politikanët e Kosovës e kishin dikur, për emancipimin e femrave që konceptohej më mirë se sot, për edukimin që ishte shumë më në nivel, për ambiciet më të shëndosha, për artin e shumë e shumë gjëra tjera intriguese.
Televizioni Klan Kosova ka përgatitur një raport për këtë. Storjen mund ta ndiqni më poshtë. /Klan Kosova/Telegrafi/










































