Mundësitë më të mira për punësim janë fusha ku duhet të përqendrohet më së shumti qeveria shqiptare sipas një ankete që ka zhvilluar Barometri i Ballkanit për vitin 2022, kur i pyeti qytetarët në 6 vende se çfarë konsideronin prioritare nga qeveritë e tyre për 12 muajt në vijim.
Pas krijimit të mundësive për punësim, rendi dhe siguria publike u rendit si fusha e dytë më prioritare për investime nga shqiptarët dhe infrastruktura rrugore e treta.
Anketa tregoi se shqiptarët dhe boshnjakët e konsideruan punësimin fushën më të rëndësishme ku duhet të përqendrohen politikat e qeverisë përkatësisht me 45 dhe 48%, ndërsa në vendet e tjera të Rajonit punësimi si prioritet është më pak i rëndësishëm.
Shqipëria dhe Bosnja kanë nivelet më të larta të emigrimit në Rajoni. Në Shqipëri anketat kanë gjetur se rreth 85 për qind e largimeve bëhen për arsye ekonomike dhe mundësi më të mira punësimi.
Siguria dhe mbrojtja nga krimi janë shqetësimi i dytë më madhor i shqiptarëve. 39 për qind e të anketuarve në vendin tonë besojnë se Shqipëria duhet të ketë prioritet kryesor rendin publik dhe luftën kundër krimit të Organizuar. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë te anketuarve që rendisin rendin publik si prioritet kryesor nga qeveri për 12 muajt në vijim.
Në vendet e Rajonit kjo përqindje është më e ulët pasi rreth 1 e treta e konsiderojnë prioritet rendin dhe sigurinë.
Gjithashtu 23 % te të anketuarve në Shqipëri janë shprehur se në 12 muajt në vijim qeveria duhet të ketë prioritet investimet në infrastrukturën rrugore, në një përqindje mesatarisht të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit që e konsiderojnë ende të mangët infrastrukturën e transportit.
Studimet e mëparshme të institucioneve financiare ndërkombëtare kanë vlerësuar se Shqipëria ende ka një hendek infrastrukturor të paplotësuar me rreth 50 për qind. Edhe pse prej gati dy dekadash qeveritë shqiptare kanë përqendruar investimet publike në infrastrukturën e transportit vendi ende nuk ka një sistem efikas dhe e ka totalisht jo funksional transportin hekurudhor.
Kur vjen puna tek shërbimet e tjera publike si shërbimet e pastrimit dhe ato komunale shqiptarët janë më pak të shqetësuar se Rajoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Berisha nga "Vatra": Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA-në

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit