Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës po vazhdojnë të përballen me kushte mjaft të vështira të jetës dhe të diskriminuar në çdo aspekt.
Në lidhje me këtë përfaqësuesit shqiptarë të veriut të Mitrovicës, të mbledhur në Organizatën ‘Këshilli i Veriut’, i përbërë nga pesë përfaqësues tëe lagjeve të banuara me shqiptarë në veri të Mitrovicës, në një konference për media të mbajtur të shtunën afër urës së Ibrit, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe faktori ndërkombëtar që të merren seriozisht me kërkesat e tyre.
Kryetari i “Këshillit të Veriut”, Nazmi Ismajli, tha se në veri gjendja e tyre ekonomike është mjaft e rëndë.
Sipas tij, serbët ndërtojnë kurse shqiptarët nuk guxojnë të bëjnë asgjë.
“Gjendja në veri është shumë të rëndë. Serbët ndërtojnë kurse ne nuk bëjmë asgjë”, tha ai.
Ndërsa përfaqësuesi i Kodrës së Minatorëve Gani Hysenaj, tha se ata bëjnë jetë tmerrësisht të rëndë.
“ Jetojmë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Në Kodrën e Minatorëve mezi s’presin të vdes dikush e të marrin 25 euro”, u shpreh Hysenaj, raporton Telegrafi.
Ndërsa, në lidhje me largimin e sheshit “Adem Jashari” që e patën ngrit vetë qytetarët, në lagjen e “Boshnjakëve” , përfaqësuesi i lagjes Fevzi Beqiri, tha se ai shesh nuk i pengon askujt.
“Sheshi ‘Adem Jashari’, mendohet të hiqet, por ai shesh nuk i pengon askujt dhe duhet që të rindërtohet”, tha ai.
Kërkesat e Beqirit nuk mbaruan me kaq, pasi ai kërkoi nga institucionet që t’iu kthehet normaliteti edhe në fushën e arsimimit, pasi shkollat që gjenden në veri duhet të funksionalizohen edhe për shqiptarët.
“Si përfaqësues i lagjes së Boshnjakëve kërkoj që 100 nxënësit shqiptarë të kthehen në shkollën ‘Nonda Bulka’. Gjithashtu edhe shqiptarët të kthehen në vendbanimet e tyre. Nuk duam që neve të na trajtojnë me standard të dyfishtë, por të jemi të barabartë me të gjithë. Edhe për xhamin kërkojmë që të rindërtohet. Naim Tërnava, kur të kthehet, të vijë në fillim këtu në xhami”, shpalosi kërkesat e tij Beqiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë