LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria të rinegociojë disa parametra të procesit të integrimit

Shqipëria të rinegociojë disa parametra të procesit të integrimit

Njëmbëdhjetë kërkesa për Samitin e BE-së, të mirëseardhur në Shqipëri! Përpara samitit evropian, unë e marr përgjegjësinë e plotë për të thënë se Shqipëria, duke mbajtur fort rrugën për integrim evropian, pa hezitime dhe lojëra, duhet të rinegociojë disa parametra të procesit të integrimit.

Nuk mund të jenë vetëm parimore, vetëm dogmatike, vetëm të njëanshme dhe të paluajtshme sikurse mendoheshin tridhjetë vjet më parë. Shqipëria duhet të përmirësohet, por edhe të kërkojë të riparohen disa gjëra që na pengojnë:


1. Kuota punësimi disavjeçare për punëtorë shqiptarë në vendet evropiane.

2. Kuota për prodhime shqiptare cilësore në të gjithë tregjet evropiane.

3. Këmbim i monedhës shqiptare, lekut me euron, në pikat e shkëmbimit të parasë në vendet evropiane

4. Krijimi i zonave të lira ekonomike në Shqipëri me shkëmbim politikash evropiane për investime strukturore në Shqipëri.

5. Financimi i disa produkteve bujqësore sipas standardeve të mbështetjes të bujqësisë evropiane.

6. Zhdëmtimi financiar i BE-së për Shqipërinë për çdo person me shkollë të lartë që punësohet në një vend evropian. Pra, shlyerja nga ato shtete të shpenzimeve të shkollës së lartë.

7. Krijimi i një banke strategjike Shqipëri-BE për depozita për emigrantët shqiptarë në vendet e BE-së.

8. Njohje e viteve të punës në Shqipëri për çdo emigrant që përfiton pension në një nga vendet e BE-së.

9. Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë e huaj fakultative, së paku në dhjetë universitete evropiane.

10. Një qendër kulturore evropiane në Tiranë me buxhete të BE-së.

11. E drejtë qëndrimi jo tre, por gjashtëmujore pa vizë në hapësirën e BE-së për qytetarin shqiptar.

Në trend

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Gjiganti i Ligës Premier po konsideron seriozisht transferimin e Grealish

Premier League
Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e hani në mëngjes ose në mbrëmje

Kur është koha më e mirë për të konsumuar mjaltë? Ka një ndryshim nëse e hani në mëngjes ose në mbrëmje

Ushqim i shëndetshëm
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Kalo në kategori