LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria të mos ketë fobi si disa vende evropiane nga refugjatët

Shqipëria të mos ketë fobi si disa vende evropiane nga refugjatët

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka takuar sot presidentin grek, Prokopis Pavlopulos.

Pavlopulos theksoi se Greqia kërkon marrëdhënie të mira me fqinjët, ndërsa theksoi se shteti i tij është në favor të integrimit të Shqipërisë në BE.

Nga ana tjetër kreu i shtetit grek bëri të ditur se Shqipëria duhet ti trajtojë emigrantët siç i trajtuan dhe ata shqiptarët.


“Respektoni rregullat e të drejtës ndërkombëtare. Trajtoni emigrantët siç i trajtuam dhe ne shqiptarët. Jemi sjellë me shqiptarët në mënyrën më të mirë. Respektoni parimet, vlerat evropiane e humane. Shqipëria të mos ketë fobi si disa vende evropiane”, tha presidenti grek. Teksa u ndal tek çështja e varrezave të ushtarëve grekë, Pavlopulos theksoi se duhet një zgjidhje e përbashkët. /Telegrafi/