Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 4.84 për qind, në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, sipas vlerësimeve paraprake të institutit të statistikave INSTAT.
Në krahasim me një vit më parë, kur zgjerimi ishte 8.91 për qind, ritmet e rritjes janë përgjysmuar, por trendi i lartë i 2021 erdhi pas rënies që vendi shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave që dha në ekonomi pandemia e Covid-19.
Me përjashtim të tremujorit të dytë, ndërtimi ka udhëhequr vazhdimisht rritjen, së bashku me tregtinë, transportin, aktivitetet financiare, ndërsa më dobët ka rezultuar ndërtimi.
Ekonomia u rrit me 6.96 për qind në tremujorin e parë. Në të dytin, zgjerimi u ngadalësua për shkak të pasojave të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, duke zbritur në 3.1 për qind. Në tremujorin e tretë, zgjerimi ishte rreth 4.93 për qind, i ndihmuar nga turizmi, ndërsa në të katërtin rezultoi 4.73 për qind.
Në krahasim me publikimet e mëparshme, INSTAT ka rishikuar në rritje ecurinë e ekonomisë për tre tremujorët e parë të vitit.
Sipas INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e katërt të vitit 2022 vlerësohet me rritje prej 4.73% për qind, kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2021. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët:
Ndërtimi me +1,69 pikë përqindje, Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +0,96 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me +0,88 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,54 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,47 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje.
Negativisht kontribuuan aktivitetet: Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,42 pikë përqindje, Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me -0,12 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,09 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rënie me 0.11 për qind. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rritje me 6.18 për qind. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rritje me 14.44 për qind. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 5.61 për qind.
Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 13.79 për qind. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 12,97%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9.36 për qind.
Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 1.24 për qind. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me rritje prej 6.77 për qind. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 14.81 për qind. Taksat Neto mbi produktet u ulën me 1.04 për qind.
Bie konsumi i qeverisë, rritet i popullatës
Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e katërt të vitit 2022, krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021, shfaqen si më poshtë:
Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 4.49 për qind.
Konsumi final i qeverisë pësoi rënie me 2.98 për qind.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks pësoi rritje me 9.81 për qind.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0.59 për qind, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3.15 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët