LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria po përjeton vitin me numrin më të lartë të turistëve, 8.3 milionë vizitorë të huaj deri në shtator

Shqipëria po përjeton vitin me numrin më të lartë të turistëve, 8.3 milionë vizitorë të huaj deri në shtator

Ministrja shqiptare e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur sot se nga janari deri në shtator Shqipërinë e kanë vizituar 8.3 milionë turistë, duke tejkaluar shifrat e gjithë vitit 2022 për t’u konfirmuar si viti më i mirë i turizmit.

Ministrja ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi ecurinë e flukseve turistike vit pas vitit, ku vihet re rritja progresive e turistëve që zgjedhin Shqipërinë.

Kumbaro theksoi se sipas të dhënave të fundit të flukseve turistike, në muajin shtator vizituan vendin 1,1 milionë vizitorë të huaj.


Sipas statistikave të publikuara nga Kumbaro, në vitin 2013 Shqipërinë e vizituan 3.4 milionë vizitorë të huaj; në vitin 2014 e vizituan 3.6 milionë turistë të huaj; në vitin 2015 e vizituan 4.1 milionë turistë të huaj; në vitin 2016 e vizituan 4.7 milionë turistë të huaj dhe në vitin 2017 5.1 milionë vizitorë të huaj.

Rritja progresive e numrit të turistëve të huaj që vizituan vendin vijon në vitin 2018 me 5.9 milionë vizitorë dhe në vitin 2019 me 6.4 milionë vizitorë të huaj.

Përjashtim bën viti 2020 ku për shkak të pandemisë Shqipërinë e vizituan 2.6 milionë vizitorë të huaj.

Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve vijon në vitin 2021 me 5.6 milionë vizitorë, në 2022 me 7.5 milionë vizitorë dhe në periudhën janar-shtator 2023, ku regjistrohen 8.3 milionë vizitorë të huaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënohet prokurori i Prokurorisë Themelore, i dyshuari i shkoi në zyre i veshur me antiplumb

Kërcënohet prokurori i Prokurorisë Themelore, i dyshuari i shkoi në zyre i veshur me antiplumb

Kronika e Zezë
Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Apartamente nga 1400 dollarë nata, vajza e Donald Trump konfirmon investimin luksoz në Sazan të Shqipërisë

Lajme
Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do të ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Lajme
Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën

Tuneli i Llogarasë, kryevepra që lidh për 10 minuta Dukatin me Palasën

Lajme
Kalo në kategori