LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, pjesë e National Geographic – në kërkim të specieve të rralla

Shqipëria, pjesë e National Geographic – në kërkim të specieve të rralla

Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me projektin e UNDP-së “EIMMS” dhe Kopshtin Botanik Tiranë zhvilloi një orë të hapur për biodiversitetin dhe speciet më të përhapura në zonën e Tiranës me nxënësit e klasave të 10-ta të shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” Tiranë.

Odeta Çato, Kordinatore e Projektit UNDP-EIMMS, prezantoi konceptin “Qytetari Shkencëtar”, si pjesë e aktivitetit BioBlitz, të organizuar nga National Geographic dhe që ka për synim të katalogojë speciet e ndryshme që gjenden në mbarë globin nga qytetarë që fotografojnë specie të ndryshme dhe i ngarkojnë ato në portalin INaturalist, duke saktësuar datën, llojin e species dhe gjeoreferencimin.

Në këtë projekt, klasa e përzgjedhur e kësaj shkolle është regjistruar në këtë portal dhe në ditët në vijim do të kryejë një vizitë studimore në terren, tek Kopshti Botanik i Tiranës, ku pasi të kenë shkarkuar aplikacionin dhe të kenë mbledhur të dhëna për speciet që gjenden në këtë Kopsht, do të kontribuojnë me fotot e tyre në katalogimin e florës dhe faunës së Kopshtit Botanik Tiranë, si pjesë e portalit INaturalist.


Gjatë orës së hapur mësimore përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit mbajtën një prezantim mbi Programin Kombëtar të Edukimit Mjedisor dhe Konventën e Aarhusit, ku nxënësve iu shpjegua vendi që duhet të zërë mjedisi jo vetëm në kurrikulat mësimore, por dhe në jetën dhe sjelljen e tyre të përditshme, duke treguar kujdes të vazhdueshëm ndaj gjithçkaje që na rrethon. Gjithashtu nxënësit u njohën me parimet e demokracisë mjedisore, që sanksionon Konventa e Aarhausit, të drejtat e nxënësve si qytetarë të këtij vendi dhe rrugët sesi ata duhet të ushtrojnë këto të drejta për të njohur mjedisin dhe për t’u bërë pjesë e vendimeve me ndikim në mjedis, që ndërmarrin drejtuesit e qytetit të tyre.

Specialistë të ministrisë së Mjedisit bënë një panoramë të përgjithshme të biodiversitetit në Shqipëri, pasurisë së florës dhe faunës në vendin tonë. Gjithashtu, një vend i veçantë iu kushtua edhe kategorizimit të zonave të mbrojtura dhe nivelit të mbrojtjes që tregohet për këto zona sipas kategorizimit.

Më pas, përfaqësuesja nga Kopshti Botanik, Ermelinda Mahmutaj, zhvilloi një bashkëbisedim me nxënësit, si parapërgatitje për punën që ata do të bëjnë gjatë vizitës në terren, njohjen me speciet më të përhapura në zonën e Tiranës, të cilat të rinjtë e kësaj klase do mund t’i identifikojnë vetë gjatë vizitës studimore, që do të bëhet në javën e ardhshme në kopshtin Botanik të Tiranës.

Ora e hapur mësimore përfundoi me shfaqjen e dokumentarit “Terra Incognita”, e prodhuar nga IUCN dhe pjesëmarrës në Festivalin e Filmit Mjedisor në Tiranë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori