Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka inspektuar Uzinën Mekanike në Gramsh, dikur burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes theksohet se në fokus është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake.
Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes.
Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, raporton A2.
“Modernizimi i Forcave të Armatosura, zgjerimi i kapaciteteve dhe zhvillimi i Industrisë Ushtarake janë ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ka nisur puna për projektin që rikthen në qendër rëndese Industrinë Ushtarake me rikthimin në jetë të disa prej uzinave të lidhura ngushtë me zinxhirin e prodhimit të mallrave ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektoi nga afër Uzinën Mekanike në Gramsh, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola dhe kryetari i bashkisë Besion Ajazi, për të vlerësuar personalisht gjendjen aktuale dhe avantazhet që kjo uzinë siguron, si në aspektin e kapaciteteve njerëzore, ashtu dhe ato infrastrukturore.
Dikur uzina ishte burimi kryesor i furnizimit të ushtrisë me armë të prodhuara në vend, ndërsa pas viteve ‘90 aktiviteti i saj erdhi duke u reduktuar duke u fokusuar në procesin e demilitarizimit të armëve të vogla.
Në fokusin e Ministrisë së Mbrojtjes është edhe Kombinati Mekanik në Poliçan, aktualisht jashtë funksionit, por dikur një aset i çmuar i Industrisë Ushtarake për shkak të historisë, pozicionit strategjik dhe infrastrukturës së favorshme.
Poliçani do të jetë pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për jetësimin e industrisë së mbrojtjes për të tërhequr investime të rëndësishme nga sektori privat, të cilat mund ta rikthejnë atë në një aset të rëndësishëm për mbështetjen e Forcave të Armatosura dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese për qëllime ushtarake dhe civile.
Rizgjimi i fabrikave dhe uzinave parashikohet të bëhet me një formulë të re menaxhimi nëpërmjet një shoqërie tregtare shtetërore, që do të drejtojë procesin e ringritjes së Industrisë së Mbrojtjes. Shoqëria do të marrë në zotërim aktivet e ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa fuqia punëtore aktuale do të vijojë marrëdhëniet e punës nën një perspektivë të re dhe premtuese.
Shoqëria tregtare shtetërore, ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të armëve, municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve të Mbrojtjes. Nga ana tjetër, rijetëzimi i këtij sektori pritet të kontribuojë në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, mbyllet njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker