LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nis grumbullimin, Ismajli do të mungojë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë

Shqipëria nis grumbullimin, Ismajli do të mungojë ndaj Çekisë dhe Bullgarisë

Shqipëria ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë, me lojtarët e parë që kanë mbërritur në Tiranë pasi kanë mbaruar angazhimet me klubet e tyre këtë fundjavë.

Gjatë të dielës janë bashkuar me grupin futbollistët Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami dhe Federic Veseli, ndërkohë që gjatë mbrëmjes dhe gjatë të hënës do të mbërrijnë edhe lojtarët e tjerë të ftuar për sfidat e tetorit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli është paraqitur në grumbullim dhe i është nënshtruar kontrollin nga stafi mjekësor kuqezi. Futbollisti ka pasur një tërheqje muskulore në kofshë në ndeshjen e fundit me Empolin dhe pas testeve mjekësore dhe konsultimeve është dalë në përfundim se ai nuk mund të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e Shqipërisë.


Kësisoj, Ismajli është kthyer në Itali pranë klubit dhe pas disa ditëve pushim do të nisë rikuperimin gradual për t’u rikthyer gradualisht në fushë.

Ndërkaq, grupi i lojtarëve që ishin të pranishëm këtë të diel kanë zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore pa ngarkesa fizike në fushën e Shtëpisë së Futbollit nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij.

Shqiperia do të zhvillojë një seancë të plotë të hënën pasdite duke nisur plotësisht përgatitjet për duelin e rëndësishëm të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Çekisë, që luhet në stadiumin “Air Albania” të Tiranës më 12 tetor. Më datë 17 tetor, Shqipëria do të luajë miqësore ndaj Bullgarisë po në stadiumin e kryeqytetit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Orë vendimtare" - Igli Tare paralajmëron kalimin te gjiganti i Serie A

Serie A
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

Van der Vaart sërish me pretendime të ulëta për Ronaldon

La Liga

"Te Hajduku i Splitit si në Kosovë" - pengu i madh i Emir Sahitit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori