LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria heq lejen e qëndrimit për ukrainasit për 1 vit

Shqipëria heq lejen e qëndrimit për ukrainasit për 1 vit

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim për të lehtësuar hyrjen dhe qëndrimin e ukrainasve në Republikën e Shqipërisë.  

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, ukrainasit kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi në Shqipëri për një afat deri në 1 vit.


Konflikti Rusi-Ukrainë, Çuçi: Në Shqipëri po qëndrojnë 351 ukrainas
Lexo po ashtu Konflikti Rusi-Ukrainë, Çuçi: Në Shqipëri po qëndrojnë 351 ukrainas

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, ka thënë qeveria. /Telegrafi/