LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Opozita sërish në protestë

Shqipëri: Opozita sërish në protestë

Opozita shqiptare rikthehet sërish në shesh për të mbajtur të hënën protestën e dhjetë të saj.

“Nesër më 8 korrik në orën 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë si njerëz të lirë me dinjitet, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh kurajozë, të gjithë bashkë kundër diktaturës së krimit, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan kryetari demokrat, Lulzim Basha në një postim online.

Protesta nis në orën 20:00 dhe vjen në një kohë kur shumë ujëra kanë rrjedhur që prej 21 qershorit, kur u mbajt dhe protesta e fundit e madhe. Më 21 qershor, opozita marshoi paqësisht në shesh. Por më 30 qershor ajo bojkotoi zgjedhjet. Pjesëmarrja e ulët në këto votime u interpretua në shumë media të huaja si një goditje për kryeministrin Edi Rama dhe partinë e tij.

Jo vetëm kaq, por nuk kanë munguar zëra se tashmë presioni i kancelarive ndërkombëtare po zhvendoset më shumë drejt kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se nuk ka bërë sa duhet për të zgjidhur krizën.

Në plan ndërkombëtar nuk ka pasur shumë reagime, por një samit i zhvilluar në Poznan të Polonisë në kuadër të Procesit të Berlinit nxori në pah edhe njëherë se Shqipëria mbetet nxënësi i dobët i rajonit. Maqedonia mbetet nxënësi më i mirë dhe duket se zgjedhjet e dështuara nuk do e përmirësojnë situatën e Shqipërisë kur të diskutohet nisja e negociatave.

Në planin e brendshëm, këto ditë të nxehta janë dominuar nga sulmi që ka ndërmarrë kreu i shtetit ndaj kryeministrit Edi Rama. Në qendër është reforma në drejtësi, por Meta ka thumbuar edhe mënyrën se si u mbajtën zgjedhjet.

Votimet e 30 qershorit mbajnë sërish ‘vulën’ e fortë të dyshimeve, sidomos pas shifrave të çuditshme dhe të parakorduara që rrodhën që atë ditë e deri sot.

Një tjetër zhvillim jo më pak i rëndësishëm lidhet me situatën e rënduar të lirisë mediatike në vend, që ka alarmuar edhe ndërkombëtarët.

Protesta e së hënës vjen në një kohë kur opozita thotë se 85 përqind e popullsisë ka refuzuar të dalë në votimet e qeverisë. Por edhe vetë opozita është nën presion për të provuar se ky bojkot masiv i kutive të votimit ka ardhur edhe për shkak të thirrjeve të saj dhe nuk është thjesht një përbuzje e shqiptarëve ndaj politikës në përgjithësi. Nuk mungojnë as zërat se tani opozita duhet të ofrohet më shumë si alternativë e pushtetit, duke shpalosur programin dhe vizionin e saj.

Po ashtu kjo protestë vjen kur sezoni i pushimeve po i afrohet kulmit dhe interesi për politikën mund të pësojë bjerrje në këto ditë të nxehti ekstrem.

Gjithsesi, e hëna tregon se kriza politike vazhdon të mbetet në vend, ndoshta edhe më e komplikuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori