Mbrëmjen e kësaj të hëne, në orën 19:00, në ‘Elbasan Arena’ të qytetit të Elbasanit, kuqezinjtë e Shqipërisë të drejtuar nga trajneri italian Christian Panucci do të përballen në një takim miqësor me Norvegjinë.
Një kundërshtar jo i panjohur për ekipin tonë kombëtar, edhe pse përballë njëri-tjetrit janë vendosur vetëm katër herë. Një bilanc, i cili duket se ka një barazpeshë totale, me nga një fitore për secilën kombëtare, si dhe dy barazime.
Më konkretisht, sfida e parë zyrtare për një tur kualifikues ka qenë ajo e 14 tetorit të vitit 1998, kur Shqipërisë i duhej të udhëtonte drejt vendit nordik për t’u përballur me Norvegjinë, nën drejtimin asokohe të trajnerit Astrit Hafizi.
Ndeshja do të përfundonte në barazim 2-2, me gola të shënuara nga Alban Bushi, sot trajner i Shpresave, dhe Igli Tare, sot drejtor sportiv i Lazios. Për nordikët do të shënonte Rekdal me penallti dhe Berg, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2000.
Në ndeshjen e kthimit të po atyre kualifikueseve, më 5 qershor të vitit 1999, Shqipëria do të humbiste në ‘Qemal Stafa’ 1-2 përballë norvegjezëve.
Igli Tare do të gjente rrugën e golit edhe në Tiranë, duke barazuar përkohësisht rezultatin pas golit të hershëm të shënuar nga Iversen, por në fund të takimit kuqezinjtë do të dorëzoheshin pas golit të Tore Andre Flo.
Për t’u përballur sërish midis tyre këto dy kombëtare do të duhej të pritej viti 2013, ose më saktë kualifikueset e Botërorit të 2014-s, në Brazil.
Më 22 mars 2013, pikërisht në Norvegji, Shqipëria do të arrinte edhe fitoren e vetme në këtë përballje kokë më kokë, me supergolin e shënuar nga Hamdi Salihi, nën drejtimin e Gianni de Biasit.
Vetëm pak muaj më pas, më 7 qershor të po atij viti, Norvegjia mund të ishte mposhtur sërish, pasi kuqezinjtë shënuan në pjesën e parë me anë të Valdet Ramës, por fati i keq i pësimit të golit në minutat e fundit do të na ndëshkonte sërish. Hogli do të shënonte për norvegjezët, duke mos lejuar Shqipërinë të kalonte me bilanc pozitiv nga kjo përballje direkte.
Tashmë nën drejtimin e një tjetër italiani, edhe pse jo një ndeshje zyrtare për Europian apo Botëror, Shqipëria e Norvegjia do të ndeshen sërish mes tyre, në një përballje që u shty disi në kohë, pasi norvegjezët “refuzuan” të luanin ndaj nesh në një datë të mëhershme për të cilën po negociohej mes dy federatave respektive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë