LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri – Itali: Formacionet e mundshme, Ventura me 4-2-4

Shqipëri – Itali: Formacionet e mundshme, Ventura me 4-2-4

Italia pritet t’i kthehet formacionit 4-2-4 me Leonardo Spinazzolan, Antonio Candrevan dhe Ederin ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Kjo në takimin e sotshëm (e hënë) në Shkodër nga ora 20:45.

Azzurrët tashmë e kanë siguruar play-offin për Kampionatin Botëror, por i duhet një fitore për të futur vetën në top vazot në shortin e 17 tetorit.


Buffon: E kam studiuar historinë shqiptare, më bëri përshtypja thënia ''Feja e shqiptarit është Shqiptaria''
Lexo po ashtu Buffon: E kam studiuar historinë shqiptare, më bëri përshtypja thënia ''Feja e shqiptarit është Shqiptaria''

Andrea Barzagli nuk do të jetë në këtë takim për mysafirët, kjo pasi lojtari pësoi lëndim në barazimin 1-1 ndaj Maqedonisë. Por, sonte pritet të jetë një natë me fat për Simone Verdin, i cili pritet të debutojë.

Top katërshja e sulmit pritet të jetë e ndërtuar nga Antonio Candreva, Eder, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

Shqipëria e Christian Panuccit në këtë takim do të ketë shumë fytyra familjare për italianët, pasi nga minuta e parë pritet të luajnë Etrit Berisha (portier te Atalanta), Elseid Hysaj (Napoli), Arlind Ajeti (Torino) dhe Ledian Memushaj (Benevento).

Agolli: Ndaj Italisë e rëndësishme të rrisim nivelin e lojës
Lexo po ashtu Agolli: Ndaj Italisë e rëndësishme të rrisim nivelin e lojës

Në këtë sfidë pritet të rikthehet Ansi Agolli, i cili nuk ka luajtur që nga 27 shtatori për shkak të lëndimit. Pra, që nga takimi kur Qarabag humbi 2-1 nga Roma në Ligën e Kampionëve, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ajeti, Veseli, Agolli; Kace, Memushaj, Latifi; Xhaka, Sadiku, Balliu

Italia: Buffon; Darmian, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Parolo, Gagliardini; Candreva, Immobile, Eder, Insigne. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori