Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që punon me material porositësi, kryesisht për tregun europian dhe ku punojnë më shumë se 70 mijë punëtorë, po përballet me situatën më të vështirë të 20 viteve të fundit për shkak të zhvlerësimit të ndjeshëm të monedhës europiane kundrejt lekut shqiptar.
“Është ndër situatat më të vështira ekonomike që po kalon sektori ynë. Një nga arsyet kryesore është zhvlerësimi i euros. Fakti është që ne punojmë 100 për qind për eksport dhe, në këto kushte, shitjet tona janë në euro dhe shpenzimet janë në lekë. Rënia e euros është rreth 15-20 për qind”, thotë Edi Teli, pronar i ndërmarrjes “Moda Teli”.
Për ekonomistin e njohur Edi Teli, pronar i ndërmarrjes “Moda Teli”, arsyet e zhvlerësimit kaq të madh të euros kundrejt lekut janë, mes të tjerash, ndërtimet e shumta, turizmi, ekonomia joformale, por edhe veprimtaria e jashtëligjshme e drogës.
Ndërsa për Gjergj Leqejzën, administrator i ndërmarrjes “Shqipëria Trikot”, një nga më të mëdhatë e sektorit fason në Shqipëri, që punon për kompaninë e njohur italiane “Cotonella”, humbjet e kësaj ndërmarrje nga zhvlerësimi i euros janë të mëdha.
“Duke marrë për bazë këtë shifër, me një xhiro ekonomike prej 4 deri në 4.5 milion euro në vit, 15 për qind i takon rreth 600 mijë euro në vit humbje e pastër vetëm për efekt të euros në krahasim me lekun”.
Në këto kushte, thotë administratori Leqejza, kompania italiane “Cotonella” po mendon transferimin gradual nga Shqipëria drejt Uzbekistanit, ku, thotë ai, ka politika shumë favorizuese për këtë industri.
Ndaj, shton ai, është e nevojshme që shteti të marrë masa të shpejta për të mbështetur industrinë fason përmes politikave lehtësuese për barrën e taksave, ristrukturimin e borxheve apo kredive, duke bërë rolin e garantit tek bankat apo përmes nismave për subvencione me qëllim që biznesi fason ta kalojë këtë situatë të vështirë.
“Unë mendoj që shteti duhet ta vlerësojë këtë sektor të fasonit, konkretisht tekstil-këpucë, që, nëse unë nuk gaboj, zë 28-30 % të eksporteve në rang vendi dhe kjo është një shifër e konsiderueshme dhe e rëndësishme për buxhetin e shtetit”.
Sipas Institutit të Statistikave, eksportet e grupit tekstil-këpucë në 7 mujorin e këtij viti pësuan rënie me 1.8 për qind, duke dëshmuar situatën e vështirë me të cilën po përballet ky sektor.
Sipas ekonomistit Edi Teli, shteti ka ndërhyrë në lehtësimin e procedurave dhe afateve për ribursimin e TVSH-së, në shlyerjen e këstit të fitimit dhe kompensimin e kontributeve për sigurimet shoqërore për pagat minimale, por, shton ai, kjo mbulon vetëm 10 për qind të humbjes qe ka pësuar biznesi fason.
Në këtë situatë, kërkohet një ndërhyrje më energjike nga shteti dhe bankat.
“Çdo zgjatje e kësaj krize, po e quaj unë, do jetë në dëm të ekonomisë, por edhe për thithjen e investimeve të huaja, sepse do të humbasë interesi i investitorëve të huaj, do ndikojë në krijimin e një klime jo të besueshme në biznes si dhe zbehjen e madhe të iniciativës së individëve për të bërë biznes në Shqipëri”.
Për situatën e krijuar ka reaguar shoqata që përfaqëson bizneset e prodhimit të tekstileve dhe këpucëve dhe shoqata e eksportuesve duke kërkuar që institucionet të shikojnë mundësinë e krijimit të politikave lehtësuese për të balancuar situatën në industrinë fason ku, vitin e kaluar, sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat neto nga shërbimet e punës me porosi arritën vlerën e 625 milionë eurove. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Filipçe: Qeveria nuk po bën asgjë për të parandaluar jostabilitetin ekonomik

U vazhdohet paraburgimi edhe për nga dy muaj vëllezërve Viqentijeviq për sulmin në “Ibër – Lepenc”

Operacioni “Wanted”, kapet në Berat shtetasi italian – pjesëtar i një organizate kriminale

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Si ta vërejmë një fëmijë që po hyn në fazën e adoleshencës dhe si ta menaxhojmë?

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Dërgohen në gjykatë kryeinspektori Nikçi dhe Shalaku

Dhunoi dy të mitur në Rahovec, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk