Rreth 100 milionë euro janë sekuestruar në gjashtë muajt e parë të vitit nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në të gjithë vendin.
Në një njoftim të Prokurorisë bëhet me dije se vetëm gjatë muajit qershor, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sekuestroi 50 milionë euro pasuri të disa subjekteve tregtare për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’.
Ndërkohë që po në muajin e fundit, kjo prokurori sekuestroi edhe 10 milionë euro pasuri në llogari bankare në kuadër të hetimeve të skemës së mashtrimit të kredidhënies, administratorëve të subjekteve financiare.
Sekuestrime në vlera të mëdha monetare, nga 2 deri në 35 milionë euro, janë realizuar edhe nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Fier e Vlorë.
Më konkretisht, Prokuroria Pranë gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vendosi në sekuestro preventive në Himarë, pasuri të patundshme në vlerë totale prej 35 milionë eurosh. Pasuri të dyshuara se janë përfituar me dokumente të falsifikuara.
Ndërsa në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, vetëm në një nga hetimet e fundit të këtij institucioni u sekuestruan pasuri në vlerë 2 milionë euro të cilat dyshohej se buronin nga veprimtari kriminale.
Në të njëjtën linjë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Durrës, Elbasan, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Korçë, kanë sekuestruar në gjashtë muajt e parë të këtij viti, pasuri të tjera të tundshme dhe të patundshme si prona, makina si dhe subjekte të ndryshme tregtare./euronewsalbania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Atentati në Kurbin, dyshohet për hasmëri – Viktima, babai i dy të dënuarve për vrasje

“Faturat e larta të energjisë”, qytetarët mund të kërkojnë nga Byroja për Metrologji që t’i testojnë orëmatësit

Shtrenjtimi i artikujve ndërtimorë rrit çmimet e apartamenteve në Shëngjin

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri