Forcimi i turizmit të trashëgimisë kulturore ka sjellë rritje të numrit të turistëve në sitet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi në konferencën me titull, “Shqipëria 60 vjet në UNESCO” se, “shtatori pati 44.5% turistë më shumë të huaj se shtatori i një viti më parë.
Tetori po ashtu, qershori, prilli, maji kanë shtuar numrat shumë të rritur të turistëve. Janë rritur 100% numri i turistëve në Berat, Butrint, Gjirokastër. Radhë turistësh tashmë janë në sajtet e trashëgimisë kulturore. Kjo dëshmon se sa e rëndësishme është të vazhdojmë në këtë rrugë me politikat e forcimit të turizmit të trashëgimisë kulturore”.
“Sot 60 vjet më vonë ne do të duhet tu përulemi atyre që kuptuan se sa e rëndësishme është futja e këtyre vlerave në një familje të madhe, për të mbrojtur jo vetëm bukuritë natyrore, pasuritë dhe trashëgiminë kulturore, por për të mbrojtur rregullat dhe mënyrën e funksionimit të këtyre vlerave. Na kanë dhënë një mundësi të artë, e cila na afron shumë më tepër me botën në të cilën ne duam të integrohemi”, tha Klosi.
Por njëkohësisht, shtoi ai, “na jep edhe një mësim të madh se ne duhet të edukohemi administrativisht, duhet të edukohemi nga mënyra se si bëhet zhvillimi ekonomik i këtij vendi. Duhet të edukojmë brezat e rinj që këto pasuri nuk janë për një gjeneratë. Këto pasuri nuk janë për një kohë të caktuar. Këto janë pasuri dhe vlera shekullore të trashëgimisë botërore dhe sot ne arritëm që disa nga pasuritë tona më unikale të jenë pjesë e familjes botërore të zhvillimit ambiental dhe turistik”, transmeton atsh.
“Sot themi me krenari që kemi arritur t’ia dalim dhe me këtë politikë për të zhvilluar më shumë qytetet tona dhe për të afruar më shumë investime në hotelet me 5 yje dhe burimet e mëdha financiare, në zhvillimet e mëdha ekonomike, ne prapë kemi edhe vlera të trashëgimisë kulturore, të cilat shënojnë kulmet e zhvillimit turistik shqiptar”, u shpreh Klosi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë