LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 4 vatra zjarri në sipërfaqe me pyje në Vlorë, Fier dhe Durrës

Shqipëri, 4 vatra zjarri në sipërfaqe me pyje në Vlorë, Fier dhe Durrës

Emergjencat Civile kanë bërë të ditur me anë të një njoftimi situatën e masave për shkak të zjarreve deri në ditën e sotme.

EC thekson se temperaturat mbeten ende të larta në vend dhe rreziku i zjarreve është evident.

“Përgjatë orëve të fundit ka pasur 4 vatra zjarri në sipërfaqe me pyje dhe shkurre në Vlorë, Fier dhe Durrës. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar flakët pavarësisht terrenit të vështirë. Në Qarkun e Vlorës, në fshatin Armen, Selenicë një sipërfaqe me shkurre dhe ferra u përfshi nga flakët, të cilat rrezikojnë edhe disa banesa. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forca zjarrfikëse nga Vlora. Me kërkesë të Prefektit, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile koordinoi dërgimin edhe të 60 forcave ushtarake për ndihmë”, njofton EC.


Ndërsa në Qarkun e Fierit, në fshatin Gjorgos, Cakran është riaktivizuar përsëri vatra e zjarrit e një dite më parë në një masiv me pisha. Forca të zjarrfikësve të Fierit ndodhen në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve edhe pse terreni është i vështirë.

Ndërkohë në fshatin Zhupan Qendër, gjatë paradites ka rënë një zjarr në një zonë me shkurre, ferra dhe ullishte. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre e ferra si dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj.

Në Qarkun Durrës, në Gjirin e Lalzit, Ishëm ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit nga Durrësi kanë mbërritur dhe kanë shuar flakët brenda pak minutash. Për pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Osmani i përgjigjet Kuvendit: Kushtetuta ju detyron të jetësoni e jo të bllokoni procese, mblidhuni brenda 48 orësh

Lajme
Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Bllokohen në kanionin e Nivicës në jug të Shqipërisë, turistët spanjollë në rrezik për jetën

Lajme
Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Abdixhiku mirëpret përgjigjen e presidentes Osmani, për vazhdimin e seancës konstituive

Lajme
Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Nesër vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Lajme

"Ju drejtohem për sugjerime për opsionet e mundshme përpara", letra e plotë e Deharit drejtuar presidentes Osmani

Lajme
Kalo në kategori