Në Ditën Botërore të Diabetit e cila edhe në Kosovë është duke u shënuar me një sërë aktivitetesh, është thënë se kjo sëmundje është duke prekur numër të madh të njerëzve edhe në Kosovë. Madje kritike është sepse kjo sëmundje ka prekur vetëm këtë vit 38 persona që janë nën moshën 18 vjeçare e që janë insulinmarrës.
Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani tha se diabeti është sëmundje që po nuk u trajtuar me kohë mund të shkaktojë efekte negative në tërë organizmin e njeriut dhe shkurton jetëgjatësinë.
Sipas tij, në Kosovë janë të evidentuara që janë të varur nga insulina është 13,337, ku dominon gjinia femërore.
Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi tha se është moment i mirë që përmes shënimi të kësaj dite të ngritët vetëdija për rrezikun nga kjo sëmundje.
Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ofron insulinë falas për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.
Sergey Koruak, shefi i zyrës së OBSh në Prishtinë tha se diabeti është sëmundje serioze kronike jo ngjitëse dhe viteve te fundit po shihet rritja e të prekurve nga kjo sëmundje.
Erina Tafashiku, endokrinologe në Klinikën e Endokrinologjisë në QKUK, ka bërë të ditur se edhe në Kosovë vit pas viti ka shtim të pacientëve të prekur nga kjo sëmundje.
Sipas saj, gjatë vitit të kaluar në këtë klinik janë hospitalizuar 612 persona me diabet tipi 2 prej të cilave 340 femra, 242 meshkuj.
Tafashiku tha se në bazë të statistikave të ambulancave specialiste vetëm bë muajin e kaluar janë trajtuar 623 pacientë.
Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Sahadete Hadri tha se është shqetësues fakti se në këtë vit janë evidentuar 38 raste të moshave nën 18 vjeçare që janë prekur nga kjo sëmundje dhe që janë insulinmarrës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania