LAJMI I FUNDIT:

Shpresa e refugjatit shqiptar për të qëndruar në Gjermani

Shpresa e refugjatit shqiptar për të qëndruar në Gjermani

Nëse refugjatët e konsiderojnë se ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe nuk mund të qëndrojnë në Gjermani, rruga i çon në ‘Caritas’. Kjo qendër e pavarur e këshillimit vazhdimisht dëgjon për tregime të refugjatëve që tregojnë situatat e vështira dhe shpresat e tyre, shkruan ‘mdr.de’.

Hektor Skallina erdhi te Patricia Jonkisch për shkak se ai dëshiron të mbetet në Gjermani. Procedura e azilit të shqiptarit 25-vjeçar ka përfunduar. Ai ka tre fëmijë dhe vajza e tij tre-vjeçare është e sëmurë, përcjell albinfo.ch.

Djali i tij është njëmbëdhjetë muajsh ka lindur në Gjermani, kurse ai është që nga viti 2014. Si rreth 80 refugjatë të tjerë në këtë vit edhe shqiptarët erdhën në Jonkisch, për shkak se është e njohur me raste të tilla. Rastet janë mjaft të komplikuara dhe shpesh kontradiktore, pasi personi që kërkon mbrojtje, aplikimi për azil i është refuzuar.


Jonkisch flet me njerëz si Skallina në lidhje me opsionet që kanë dhe nëse duhet të largohen nga Gjermania. Ajo flet për kthimin e mundshëm të refugjatëve në atdheun e tyre, me azilkërkuesit që ende nuk e kanë të qartë nëse do t’iu jepet azili në Gjermani apo ajo.

Klientët vijnë nga Ballkani, Afganistani, Iraku dhe Irani. ‘Caritas’ ka reputacion të mirë te refugjatët dhe ka krijuar një lidhje të ndërsjellët.

Për njerëzit që duan të qëndrojnë në Gjermani si Skallina, problemet janë shumë më të mëdha. Gjasat që ai të qëndrojë janë të vogla.

Largimi vullnetar është një opsion për refugjatët, është më humane se sa të largohesh në mënyrë të dhunshme nga policia, por edhe është më i lirë për shtetin. 225 mijë euro ka qenë shuma që janë lëshuar për dëbimet gjatë vitit 2016.

Por, ka shumë prej refugjatëve që dëshirojnë në mënyrë vullnetare të kthehen në vendlindje. Disa dëshirojnë të kthehen pasi ata duhet të kujdesen për familjen e tyre, ku ndonjë anëtar i familjes ka vdekur. Ose për shkak se prindërit papritur janë sëmurë, ose për shkak se nuk kanë mundur të integrohen në sistemin e arsimit ose punës.

Hetor Skallina nga Shqipëria shpreson që pavarësisht të gjithave ata do të gjejnë një mënyrë që ai dhe familja e tij të qëndrojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori