Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Monacos është anuluar pasi rrugës për stadium afër autobusit të skuadrës kanë ndodhur tri shpërthime.

Nga këto shpërthime është lënduar Marc Bartra, i cili është dërguar në spital, kurse lojtarët tjerë kanë marrë lëndime të vogla dhe sipërfaqësore nga xhamat e thyer.


Për ata që nuk kanë arritur të jenë të informuar për këtë ngjarje nga fillimi, këto janë gjërat që dihen deri më tani:1. Tri eksplodime kanë ndodhur në rrugë teksa autobusi i Dortmundit ishte rrugës për stadium.

2. Disa dritare të autobusit janë thyer nga të cilat është lënduar edhe dora e Batras.

3. Bartra do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike pasi spanjolli ka pasur një frakturë dhe në dorë i ka mbetur një copëz e mjetit shpërthyes.

4. Policia ka bërë të ditur se kanë gjetur një letër në afërsi të skenës së krimit dhe po përpiqen që ta vërtetojnë përmbajtjen e saj, të cilën nuk e kanë bërë publike.

5. Nuk ka raportime për lëndime tjera.

6. Ndeshja do të luhet nesër (e mërkurë) nga ora 18:45. /Telegrafi/

telegrafi sport app