Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur tek shtëpia e presidentit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka.
Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur asnjë të lënduar, edhe pse familja e Dukës ka qenë brenda shtëpisë.
Vet i pari i FSHF-së foli për gazetarët duke treguar se sapo ka mbërritur në shtëpinë e tij, teksa tregoi se në kamerat e sigurisë është parë një njeri duke vendosur shpërthimin.
Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar mbi shpërthimin me tritol në afërsi të banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës së Dukës.
Deri më tani, nuk ka një person të dyshuar për ngjarjen, teksa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Duka së fundmi është në një ‘luftë’ në distancë me të parin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili synon ta rrëzojë atë nga FSHF-ja.
Por pas shpërthimit tek shtëpia e Dukës, ka reaguar edhe Veliaj i cili ka thënë se duhet të intervenojë urgjentisht policia, prokuroria dhe kamerat, të sigurohet jeta e kujtdo, pasi sipas Veliajt, Duka është kundërshtari i tij, por jo armiku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Tre klube të mëdha e kanë Xavin në listë për sezonin e ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania