Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e mërkurë) tek lokali i reperit të njohur nga Shqipëria, Rigels Rajku - Noizy.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, nga ky shpërthim janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës që ndodhet në zonën e plazhit afër plepave në Durrës.


Nga kjo ngjarje po ashtu thuhet se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Screenshot 3 11 Foto: Screenshot/YouTube

Noizy këto ditë ka qenë shumë i komentuar në media e rrjetet sociale pasi u përfshi në një përleshje fizike me ish-anëtarin e TBA, Kleviol Ahmetin i njohur me nofkën “Cllevio”.

Sherri i tyre filloi pasi ky i fundit kishte folur kundër artistit në rrjete sociale dhe e kishte ofenduar me familje.

Screenshot 4 11 Foto: Screenshot/YouTube

Përleshja e tyre fizike ndodhi saktësisht në lokalin e Noizyt, aty ku edhe ka ndodhur shpërthimi me tritol.

Lidhur me këtë akoma nuk është bërë një reagim nga ana e artistit 35-vjeçar. /Telegrafi/