Sulm terrorist në Izmir të Turqisë (Video)

Në afërsi të gjykatës së qytetit Izmir të Turqisë ka ndodhur një shpërthim.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh, ku menjëherë në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i forcave policore dhe ambulancave. Forcat policore të cilët janë duke kryer hetim në vendngjarje kanë ndërprerë qarkullimin e trafikut në rajon.
Policia ka nisur punimet për gjetjen e të dyshuarit. Mësohet se në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi është gjetur një pako e dyshimtë. Lidhur me këtë incident ka nisur një operacion i gjerë në rajon.
https://twitter.com/MahirZeynalov/status/817007663146008576
Nga
Telegrafi
05/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































