LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një mobilieri në Fushë-Krujë

Shpërthim i fuqishëm tritoli në një mobilieri në Fushë-Krujë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sonte në një mobileri në fshatin Arrameras, në Fushë Krujë.

Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie të një banori të zonës, i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër.

Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar, madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth. Policia ka nisur hetimet.


“Fushë Krujë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor ‘Fushë Krujë-Tiranë’, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale”.

“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor  dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,  identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori