LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësia në internet: Maqedonia e vendin e 18-të në botë

Shpejtësia në internet: Maqedonia e vendin e 18-të në botë

Sipas ‘speedtest.net’, Maqedonia ndodhet në vendin e 18-të sipas shpejtësisë së internetit në telefonin celular.

Këto të dhëna janë për muajin maj të këtij viti ndërsa këtu përfshihen mbi 170 vende në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Para Maqedonisë nga vendet e rajonit, në vendin e 7-të ndodhet Bullgaria, Kroacia në vendin e 11-të ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e 14-të.

Pas Maqedonisë ndodhet Serbia në vendin e 28-të, Mali i Zi në vendin e 33, Sllovenia në vendin 38, Greqia 39 dhe Kosova në vendin e 58-të./Telegrafi/