Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Së pari Rodri, pastaj Gelson Bremer, Dani Carvajal dhe Duvan Zapata. Javët e fundit janë shënuar një sërë lëndimesh të rënda të lojtarëve. Por a është e vërtetë që në futboll është shtuar numri i dëmtimeve? Nuk është një përshtypje e gabuar dhe këtë është përpjekur të shpegojë La Repubblica, në një analizë të Matteo Pincit. Shtimi i ndeshjeve është një faktor kryesor në rritjen e problemeve fizike. Midis ekipeve kombëtare dhe klubeve, një top lojtar mund të luajë mbi 70 ndeshje në sezon: sipas ekspertëve, askush nuk duhet të luajë më shumë se 55. Dhe gjysma e minutave të luajtura nga një skuadër ndikon vetëm te 8 lojtarë, mesatarisht.

Një futbollist që ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian të fundit ka kaluar 260 ditë me klubin, 63 me kombëtaren dhe vetëm 42 ditë pushim mes pushimeve dhe pushimeve gjatë sezonit. Sikur të mos mjaftonte kjo, sezoni që nisi në mes të gushtit do të jetë ai me më shumë ndeshje në histori: mes Ligës së Kampionëve me sistemin e ri dhe Kupës së Botës për Klube, ku një lojtar mund të luajë deri në 15 ndeshje të tjera ekstra.




















































