Artisti nga Maqedonia, Shpat Kasapi, sot (e martë) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“E do zemra çiken” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.


Projekti është mjaft ritmik i realizuar pikërisht për këtë kohë, të cilit ia ka bashkangjitur edhe një klip të tillë.

Screenshot 5 6 Shpat Kasapi në klipin e ri (Foto: YouTube)

Tekstin e ka shkruar Monkey Music, teksa për muzikën është përkujdesur Sardi dhe Ronaldo Shtylla.

Miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge po ashtu e ka realizuar Monkey Music.

Ndërkaq videoja atraktive i është besuar 'Thedirectoexh".

Videon tanimë e gjeni të lansuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube që besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku. /Telegrafi/