Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Berat Nimani është shpallur në kërkim nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld, pasi dyshohet për tentim vrasje. Ai konsiderohet si i dyshuari kryesor për plagosjen e katër personave të mërkurën para kësaj gjykate, raporton mediumi gjerman “WDR“.
Të enjten, autoritetet gjermane lëshuan disa njoftime zyrtare lidhur me rastin, duke përfshirë edhe shpalljen në kërkim të Berat Nimanit.
Policia ka bërë publike detaje mbi identitetin e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe kapjen e tij.
“Gjyqtari hetues i Gjykatës së Qarkut në Bielefeld ka lëshuar një urdhër-arresti ndaj këtij personi për katër akuza për tentim vrasje, që kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore,” thuhet në një deklaratë të përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Bielefeldit.
Gjatë ditës së parë të gjykimit, Berat Nimani deklaroi për “Bild” se një nga autorët e vrasjes së vëllait të tij, Besarit, vazhdon të jetë i lirë dhe se familja e tij ka jetuar në ankth të vazhdueshëm që nga ajo kohë.
Avokati i tij, Peter Wuller, ka theksuar se klienti i tij mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje dhe është i gatshëm të dorëzohet në ditët e ardhshme.
“Kam zhvilluar disa biseda me z. Nimani menjëherë pas incidentit në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja ligjërisht. Situata është ende e paqartë. Pasi të kem një panoramë të plotë të rastit dhe të konsultohem me prokurorin, klienti im do të paraqitet në polici dhe do të dorëzohet,” tha Wuller.
Ai shtoi: “Berat Nimani më siguron për pafajësinë e tij dhe pretendon se nuk ka asnjë lidhje me të shtënat jashtë gjykatës.”
Sipas dëshmive të disa personave në vendngjarje, Berat Nimani dhe motra e tij u panë duke u larguar me një makinë të zezë menjëherë pas incidentit.
Gjithashtu, disa pjesëmarrës në seancën gjyqësore vunë re se të dy ata u larguan nga salla përpara përfundimit të procesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Liga Premier lëshoi një deklaratë të rrallë për 115 akuzat që përballet Man City

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?