Avazi i vjetër i punësimeve politike në Kosovë po vazhdon në masë të madhe.Kjo është edhe një dëshmi më shumë se shteti është i kapur nga politika. Kështu thanë për Telegrafin, Arton Demhasaj nga organizata ÇOHU dhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani.
Demhasaj thotë se partitë politike po i punësojnë militantët e tyre partiakë, jo vetëm në pozita të larta, por edhe në ato të ulëta.
Sipas tij, ky është një fenomen negativ ndaj të cilit për vite me radhë Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar në raportin e tij të bëhet depolitizimi i administratës publike.
Demhasaj deklaroi se jo vetëm që nuk po plotësohet kriteri që ka kërkuar BE-ja, por është dhe një përkeqësim i situatës në vend.
“Po shihet një numër shumë i madh i të punësuarve që janë militantë partiakë edhe shpeshherë edhe në punësimet e familjarëve të pushtetarëve. Ky është një fenomen negativ, pasi e dimë që në raportin e progresit të Bashkimit Evropian (BE), qe sa vite rresht është duke u përsëritur kërkesa e tyre që duhet të fillohet me depolitizimin e administratës publike. Kjo jo vetëm që nuk po ndodh, por në një mënyrë po vazhdon në masë akoma më të madhe avazi i punësimeve politike që po ndikon ende më shumë në politizim të administratës”, ka thënë ai.
Siç tha ai, nuk ka vullnet politik për t’u ndalë ky fenomen i cili është duke vazhduar si edhe në qeverisjet e kaluara.
Edhe drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani thekson se këto punësime janë dëshmi se ky shtet është i kapur nga politika.
“Fatkeqësisht këto punësime të cilat janë bërë pa asnjë kriter dhe me favorizime politike kanë shkelur edhe Kushtetutën e vendit, konkretisht nenin 24, i cili flet për parandalimin e çfarëdo forme të diskriminimit, pa përmendur këtu edhe shumë ligjet tjera që janë shkelur në rastin e këtyre punësimeve”, u shpreh ajo.
Arsyetimi i kësaj qeverie se ‘qeveritë e kaluara kanë punësuar më shumë militantë se kjo aktuale’, sipas saj, ta krijon përshtypjen se partitë politike janë në një garë ‘cila po punëson më shumë’, në vend që të jetë krejtësisht e kundërta.
Demolli-Nimani konsideron se këto punësime do të kenë një rezultat “zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë”.
“Këto punësime pa merita dhe me favorizime politike si rezultat përfundimtar do ta kenë zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë të cilët nuk janë numër i vogël që përmes vizave të punës po largohen nga Kosova. Siç e dini kemi një kabinet qeveritar me mbi 100 persona – ndër ta edhe disa koordinatorë dhe siç duket së shpejti do të kemi edhe këshilltarë politikë për rajone të caktuara të Kosovës, gjë që është e tepërt. FOL ka bërë monitorimin e planit vjetor të punës së Qeverisë dhe përkundër kësaj ‘armate’ me njerëz, kjo qeveri ka realizuar vetëm 64 % të aktiviteteve të parapara, pra puna dhe rezultatet po mungojnë”, vlerësoi drejtoresha ekzekutive e Lëvizjes FOL, Mexhide Demolli – Nimani.
Ndryshe, mediat ditëve të fundit kanë raportuar për raste të shumta të punësimit të familjarëve të krerëve shtetërorë dhe politikanëve në institucione shtetërore dhe në ndërmarrjet publike, e sidomos në Telekom./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës