LAJMI I FUNDIT:

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve i dërgon letër Thaçit, propozon formimin e Këshillit kundër shpërnguljes së qytetarëve

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve i dërgon letër Thaçit, propozon formimin e Këshillit kundër shpërnguljes së qytetarëve

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, Jahja Lluka përmes një letre, iu ka drejtuar Presidentit Hashim Thaçi me një propozim për krijimin e Këshillit Kombëtar Kundër Shpërnguljes.

Kjo shoqatë e cila ka një përvojë pune 39-vjeçare ka një plan konkret kundër ikjes së njerëzve nga Republika e Kosovës.

Në një prononcim për Telegrafin, Lluka tha se duhet të krijohet ky Këshill, ku pjesëmarrës do të ishte edhe shoqëria civile, pasi ikja e njerëzve është alarmuese.


“Ne plan konkret kemi, mirëpo plani konkret duhet të bëhet nga Presidenti, meqenëse ai duhet me kriju këtë Këshill, ku duhet të marrë pjesë edhe shoqëria civile, pasi që ikja e njerëzve është alarmuese. Ky hap duhet të merret nga institucionet përmes projekteve të veçanta, për të qëndruar rinia në Kosovë”, tha Lluka për Telegrafin.

Në propozimin e dërguar presidentit Thaçi, përveç shoqërisë civile, thuhet se pjesëmarrës duhet të jenë edhe ministritë e ndryshme, si ajo e Diasporës dhe e Integrimeve Evropiane.

“Krijimi apo ri-formatizimi i Qeverisë, nuk mund ta pengoj largimin e njerëzve, as ministria e Diasporës s’mund të merret me këtë çështje por duhet që ministritë, shoqëria civile ta bëj këtë, e po ashtu edhe Presidenti duhet ta kryej punën e vet si person unifikues”, u shpreh Lluka.

Ai tha se letrën e kanë dorëzuar gjatë ditës së sotme te Presidenti, por janë të gatshëm edhe të takohen me të nëse Thaçi e sheh këtë të nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

“Shkelësit” e vizave, ambasada e SHBA-së në Kosovë rikujton pasojat: Dënime të rënda, burgim dhe dëbim

Lajme
Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

​Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

​Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori