LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Peja” në New York ndihmon OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”

Shoqata “Peja” në New York ndihmon OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur”

Organizata Joqeveritare “Qendra për Jetë të Pavarur” nga Peja, ka pranuar një ndihmë financiare nga Shoqata Humanitare “Peja” në New York në vlerë prej 13, 200 dollarë.

Kjo ndihmë është dedikuar si mbështetje për aktivitetet e OJQ-së në fjalë, e  cila veprimtarinë e vet e ka fokusuar në ndihmë qytetarëve  të cilët kanë nevojë, si kurse të gjuhëve, të matematikës, të IT-së dhe aktivitete tjera, si: punë dore, terapi për fëmijët dhe të rriturit me probleme në të folur, për fëmijët  me nevoja të veçanta, për femra pa mbështetje familjare dhe aktivitete të tjera.


Shoqata humanitare “Peja’, me seli në New York, e themeluar 20 vjet më parë të vetmin qëllim e ka t’u ndihmojë qytetarëve në Kosovë.

Në vazhdimësi kjo shoqatë ka ndihmuar vendim e origjinës, Kosovën, me pako ushqimore për familjet në nevojë, për personat me probleme shëndetësore, shoqatave joqeveritare, e që padyshim që konsiderohet derë e hapur për dy dekada për familjet në nevojë.

Kryesia dhe anëtarët e Shoqatës humanitare “Peja” në New York, kanë konfirmuar për Telegrafin, angazhimin e tyre të pafund, për të ndihmuar qytetarët e Republikës së Kosovës, aty ku paraqitet më së shumti nevoja.

Drejtoresha ekskluzive e OJQ-së, “Qendra për Jetë të Pavarur”, Fitore Cena Haxhihasani, tha për Telegrafin se ka mirëpritur këtë ndihmë financiare  nga Shoqata humanitare “Peja”, në New York, ndihmë kjo, e cila sipas saj, do të shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme.

“Kjo ndihmë do shfrytëzohet për aktivitetet e organizatës, transport ushqimi, higjienë, material shkollor dhe didaktik, dhe përmes këtyre materialeve zhvillohen aktivitete për një jetë më të mirë dhe pavarësimin e tyre për jetë. Për momentin jemi duke i ofruar shërbimet nëpër shtëpi, deri në qetësimin e situatës, nga pandemia Covid-19,  e që shpresojmë se nuk kemi raste tjera të reja, e të fillojmë me 1 korrik punën me shërbime brenda organizatës”, tha Fitore Cena Haxhihasani.

Organizata në fjalë është themeluar menjëherë pas luftës në shtator të vitit 1999 me iniciativën e shtetit të Italisë, një organizatë jo qeveritare me seli në Romë “Comunita Inetrnazionale di Capodarco”.

“Në fillim, kemi vepruar me aktivitete në spitalin regjional të Pejës në repartin e Fizioterapisë deri në vitin 2001, ku pastaj u transferuam në shkollën Speciale për të Verbër, dhe aty vepruam deri ne vitin 2009, e në fund u transferuam në Vitomiricë, në objektin tonë të ndërtuar nga KFORI Italian, dhe në tokën e dhuruar nga Komuna e Pejës”, tha ajo për Telegrafin.

Cena Haxhihasani, ka veçuar se organizata që ajo drejton dallon shumë nga të tjerat, pasi që siç tha ajo, është e vetmja organizatë jo vetëm në qytetin e Pejës, por në tërë Kosovën, që ofron shërbime ditore  5 ditë të javës,  pra nga e hëna deri të premten nga ora 8:30 deri 16:00./ Lumturije BEKAJ/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori