Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka kërkuar nga organet përgjegjëse hetuese që sa më parë të zbardhet rasti i 26-vjeçarit nga Gjilani që vdiq në Qendrën e Studentëve.
Sipas kësaj Shoqate, rrethanat në të cilat ai është vendosur në karantinë janë të paqarta dhe është shumë e rëndësishme të dihet nëse ka pasur lëshime gjatë vendosjes në karantinë të të riut.
“Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e një të riu të karantinuar në Qendrën Studentore. Përderisa rrethanat e vendosjes në karantinë dhe vdekjes së tij janë të pa qarta, ne si shoqatë kërkojmë nga Institucionet përkatëse që sa më shpejtë ta zbardhin këtë rast. Është shumë me rëndësi të dihet se a ka pasur lëshime individuale apo institucionale gjatë vendosjes në karantinë dhe a ka mundur që vdekja e tij të parandalohet. Nëse ka pasur lëshime duhet të ketë edhe përgjegjës për rastin kushdo qofshin ata! Është totalisht e papranueshme që dikush të vdes në duart e shtetit nëse një gjë e tillë ka mundur të parandalohet”, thuhet në reagimin e tyre.
“Ne falënderojmë pa masë gjithsecilin që ka ndihmuar në menaxhimin e kësaj pandemie, por lëshime të tilla janë të pafalshme! Konsiderojmë se në hetim për zbardhjen e rastit duhet të përfshihen edhe faktet si: A ka pasur ekzaminim mjekësor dhe psikologjik para se të futet në karantinë? A ka prezantuar ndonjë provë të shkruar ose gojore se ka ndonjë problem shëndetësor? Stafi menaxhues i karantinës a ka marr ndonjë informacion nga i ndjeri, familjarët e tij ose persona të tjerë se ai ka probleme psiqike? … Presim nga organet e drejtësisë që sa më shpejtë të dalin me rezultate konkrete”, thuhet në këtë reagim.
Pas rastit, ekipet e Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku të njëjtin person e kanë dërguar në QKUK, por që nuk ka mundur t’i përballojë plagëve të marra.
Shefi i Emergjencës, Gëzim Mustafa, ka treguar se 26-vjeçari ka arritur në QKUK me fraktura të rënda kryesisht në bazën e kokës.
“Rreth orës 17:45 e kemi konfirmuar vdekjen. Ka ardhur me shenja të rënda në bazën e kokës. Ka pasur gjakderdhje nga veshët hunda dhe goja dhe fraktura të mëdha. Pra lëndimet kanë qenë vdekjeprurëse”, ka thënë Mustafa.
Qendra e Studentëve në Prishtinë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nga përhapja e coronavirusit në Kosovë është shndërruar në karantinë për shtetasit kosovarë që vijnë nga shtetet e ndryshme. /Telegrafi/
Flet babai i 26-vjeçarit nga Gjilani qe vdiq në Qendrën e Studentëve
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker