Shoqata e futbollistëve mblidhet për rastin e portierit Arben Beqiri, pritet t’i ndihmohet pas diagnostikimit me tumor

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovë është mbledhur pas diagnostikimit me tumor në lukth të portierti të Trepçës ’89.
Para disa ditësh, portieri mitrovicas befasoi botën sportdashëse duke konfirmuar se vuan nga sëmundja e tumorit në lukth.
Ky lajm preku të gjithë njohësit e sportit në Kosovë dhe menjëherë filluan mesazhet përkrahëse dhe idetë për të ndihmuar atë.
Sot (e diel) Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve në Kosovës është mbledhur ka reaguar në lidhje me rastin e portierit të Trepçës ’89.
Përmes një kumtese për shtyp ata kanë shkruar se do ta shqyrtojnë mundësinë për t’i dalë në ndihmë portierit Beqiri.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































