Shoqata e Bankave të Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të aktiviteteve të saja edukativo-financiare do të organizoj programin e “Javës Ndërkombëtare të Parasë” me temë “Mëso, Kurse, Fito” do të bëjë shpërndarjen e pakove me materiale edukative për fëmijë.
Nga sot, Shoqata do të bëjë shpërndarjen e pakove me materiale edukative për fëmijë në tetë komuna të Kosovës përfshirë Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Istog, Podujevë dhe Vushtrri, ku janë përzgjedhur shkollat fillore ku do të ligjërohet në 16 klasë për nxënës të klasës së katërt dhe pestë, me një pjesëmarrje prej 1,440 nxënësve.
Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, tha se, “me këto aktivitete, Shoqata e Bankave të Kosovës synon që të angazhoj fëmijët dhe të rinjtë për të mësuar më shumë për financat, duke përfshirë këtu kursimet, menaxhimin e parasë, menaxhimin e financave personale, etj. Këto aktivitetet mbështeten dhe financohen nga bankat komerciale të Kosovës te cilat kanë për qëllim që të fuqizojnë shoqërinë përmes edukimit financiar”.
Gjatë kësaj jave fëmijët do të kenë aktivitete të ndryshme, si plotësimin e librit të kursimeve, punime dore dhe vizatime në lidhje me paratë dhe kursimet. Shoqata e Bankave të Kosovës ka përgatitur udhëzuesit për mësimdhënësit në mënyrë që ta zbatojnë pakon edukative.
Nxënësit do të punojnë në librin e kursimeve, përmes se cilave kanë për të shprehur idetë e tyre rreth rëndësisë së menaxhimit të parave, planifikimet e tyre për kursimet si dhe menaxhimin e parasë për të ardhmen. Pjesë e paketës së edukimit është edhe një donacion i materialeve shpenzuese për fëmijët si fletore, lapsa dhe goma të cilat mund të shfrytëzohen edhe për nevoja të përgjithshme arsimore.
Në kuadër të Edukimit Financiar dhe fushës së kursimeve më qëllim të ndërgjegjësimit të fëmijëve, nxënësve dhe të rinjve në përgjithësi, çdo vit në 169 vende të botës organizohet fushata e njohur “Java Ndërkombëtare e Parasë”.
Kjo javë këtë vit do të mbahet me datat 25 deri me 31 mars me moton “Mëso, Kurse, Fito”. Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj jave është fuqizimi i gjeneratave të reja dhe të rrisë vetëdijen në lidhje me financat personale.
Organizata “Të rinjtë, fëmijët dhe financat ndërkombëtare” (Child And Youth Finance International) është bartëse e këtyre aktiviteteve në gjithë botën, ku anëtare në këtë organizatë është Shoqata e Bankave të Kosovës tash e disa vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët