LAJMI I FUNDIT:

Shokohen rusët, gjenden 54 shuplakë të duarve të njerëzve në një qese të najlonit – askush nuk po e di të kujt janë apo si janë këputur? (Foto, +18)

Shokohen rusët, gjenden 54 shuplakë të duarve të njerëzve në një qese të najlonit – askush nuk po e di të kujt janë apo si janë këputur? (Foto, +18)

Banorët e Siberisë mbetën të shokuar kur gjetën një qese të madhe të najlonit, me 27 palë shuplakë të duarve të njerëzve.

Kjo “gjetje” ka ndodhur afër qytetit Khabarovsk në Siberi, afër kufirit me Kinën, transmeton Telegrafi.


Banorët e kësaj zone gjetën njërën nga shumë duart duke pluskuar në lumë, ku pasi autoritetet e sigurisë kontrolluan hapësirën përreth lumit gjetën edhe duart tjera brenda qeses.

Ato i gjetën afër një zone të popullarizuar të peshkatarëve, por edhe përkundër kësaj gjetje rrëqethëse, banorët e zonës pranojnë se nuk kanë vërejtur ndonjë aktivitetet të dyshimtë para se t’i gjenin duart.

Sipas Siberian Times, mbetet mister se kujt i përkisnin këto duar dhe ku janë prerë ato dhe pse.

Një nga teoritë që po qarkullojnë për këto shuplakë të duarve, është se ato mund të jenë prerë me sëpatë si ndëshkim për vjedhjet që mund t’i kenë kryer.

Ndërsa një teori tjetër sugjeron se duart u janë prerë trupave të pajetë në spital, por ende nuk dihet se pse është bërë një gjë e tillë. Ndërkaq, policia deri më tani nuk është prononcuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori