LAJMI I FUNDIT:

Shoferi turk injoroi dritat paralajmëruese dhe pengesën – momenti kur treni godet “dhe merr me vete” kamionin

Shoferi turk injoroi dritat paralajmëruese dhe pengesën – momenti kur treni godet “dhe merr me vete” kamionin

Një aksident i tmerrshëm i cili thuhet se ka ndodhur në Turqinë perëndimore u kap nga kamera të enjten, me pamjet që janë shpërndarë gjithandej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi në afërsi të qytetit Afyonkarahisar, në provincën Afyon, kur një shofer kamioni injoroi dritat paralajmëruese dhe pengesat që sinjalizonin se një tren po afrohej.

Shoferi i kamionit, i cili është identifikuar si Ugur Cankaya, përplasi pengesën, duke u “ngjitur” në vijën hekurudhore vetëm pak çaste para se treni të kalonte.


Siç edhe mund të shihet, treni përplaset me kamionin, duke shkatërruar plotësisht automjetin.

Por siç duket, së paku deri më tani, fati ka qenë me shoferin e kamionit.

Cankaya, i cili shpërndanë bukë – edhe pse aksidenti duket shumë i rëndë – u lëndua në aksident dhe u evakuua në një spital lokal për trajtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Drejt Planetit të Kuq: A mund t'i dërgojë SHBA njerëzit në Mars në mandatin e dytë të Trumpit?

Botë
Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Amerikanët dhe rusët zhvillojnë bisedime 'sekrete' për Ukrainën në Zvicër

Botë
Kalo në kategori