LAJMI I FUNDIT:

Shoferi pëson sulm në zemër pasi godet me veturë një person

Shoferi pëson sulm në zemër pasi godet me veturë një person

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në Gjakovë, njofton Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka frakturë në krah.

Policia gjithashtu njoftoi se në momentin e goditjes, drejtuesi i veturës ka pësuar sulm në zemër dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.