LAJMI I FUNDIT:

Shoferi “nuk i hapi rrugën” tjetrit, plas sherri mes tyre në një zonë të Stambollit – u përdorën grushte, shkelma dhe shkopinj

Shoferi “nuk i hapi rrugën” tjetrit, plas sherri mes tyre në një zonë të Stambollit – u përdorën grushte, shkelma dhe shkopinj

Vonesat e krijuara për shkak të kolonave në trafikun rrugor bëjnë që shumë njerëz të humbin edhe durimin.

Kjo dëshmohet edhe nga një video e publikuar nga mediat turke, në të cilën shihet një përleshje ndërmjet disa burrave.

Siç shkruajnë mediat turke, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra në Zeytinburnu të Stambollit, pamje që tregojnë se si “stresi që akumulohet gjatë qëndrimit të gjatë në trafik ndikon edhe te emocionet e shoferëve”.


Sipas informacioneve, deri te përleshja kishte ardhur pas një polemike midis shoferëve që po ecnin në rrugë dhe sepse njëri prej tyre nuk ia kishte lëshuar tjetrit rrugën.

Dhe ndërsa debati rritej, njerëzit që dilnin nga automjetet e tyre sulmonin njëri-tjetrin me grushte, shkelma dhe shkopinj.

Siç bëhet e ditur më tej, përleshja, e regjistruar në një celular, përfundoi me ndërhyrjen e qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori