LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i kamionit fitoi zgjedhjet për Senatin e New Jerseyt, investoi vetëm 153 dollarë në fushatë

Shoferi i kamionit fitoi zgjedhjet për Senatin e New Jerseyt, investoi vetëm 153 dollarë në fushatë

Edward Durr u bë presidenti i ri i Senatit në New Jersey dhe e mori atë post nga demokrati, Stephen Sweeney, deputeti më jetëgjatë në historinë e atij shteti amerikan. Sweeney madje thuhet se diskutoi një kandidaturë të mundshme për guvernator në muajin qershor të vitit 2025.

Republikani Edward Durr, i cili shpenzoi më pak se 200 dollarë në fushatë, fitoi më shumë vota në zgjedhjet e reja për Senatin. Durr është shofer kamioni në një kompani mobiliesh dhe vetëm së fundmi ka filluar të merret me politikë, raporton cbs.


Sweeney ka qenë president i Senatit që nga viti 2010 dhe është përgjegjës për zbatimin e programit të guvernatorit demokrat Phil Murphy, i cili përfshin futjen graduale të pagës minimale prej 15 dollarë në orë, pushimin mjekësor të paguar dhe legalizimin e marihuanës, transmeton Telegrafi.

Durr tha se motivi i tij më i madh për të kandiduar ishte çështja e të drejtës për të mbajtur armë pasi ligjet e armëve në New Jersey janë ndër më kufizueset në Shtetet e Bashkuara.

“Mendoj se më ka motivuar më shumë situata kur kërkova leje për të mbajtur një armë, ku sherifi më tha hapur se nuk kishte kuptim ta kërkoja dhe se nuk duhej as të shqetësohesha. Më inatosi. Nuk jam arrestuar kurrë dhe nuk mund ta marr këtë leje?”, ka thënë Durr.

Ndryshe, Durr shpenzoi vetëm 153 dollarë në fushatën e tij, ndërsa fushata e Sweeney mblodhi më shumë se 2.7 milion dollarë. /Telegrafi/